Lajme
Kosova ka kapacitete për bimë mjekësore
Kosova ofron shumë mundësi për të bërë investime në bimët mjekësore, të cilat rriten nëpër fushat e Kosovës. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), bimët mjekësore që grumbullohen në Kosovë vetëm eksportohen dhe nuk përpunohen në mënyrë profesionale nga ndonjë operator i licencuar.
Zyrtari për Informim i MBPZHR-së, Adil Behramaj, tha se sektori i bimëve mjekësore, është në fazën fillestare të zhvillimit.
Sipas tij, aktualisht pak fermerë janë fokusuar në prodhimtari organike.“Kushtet klimatike dhe tokësore, që mbretërojnë te ne, mundësojnë rritjen e shumë llojeve të bimëve mjekësore, mirëpo për shkak të specifikave të tyre dhe mungesës së njohurive elementare, konsumohen shumë pak dhe përpunohen disa lloje në mënyrë të thjeshtë dhe tradicionale”, ka treguar ai.Sipas të dhënave të Shoqatës për Bujqësi Organike të Kosovës, në mënyrë të organizuar mblidhen rreth pesë hektarë me bimë mjekësore.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











