Lajme
Kosova e ngrirë pas vrasjes në Frankfurt
Opinioni publik dhe institucionet në Kosovë e kanë pranuar me pezëm e hidhërim lajmin për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit.
Gazetat në Kosovës sot ballinat ua kanë kushtuar kësaj vrasje, që dyshohet të ketë kryer një ri i shqiptar nga Zhabari i Mitrovicës, që jeton në Gjermani.
Të gjitha këto media kanë përshkruar rastin tragjik, duke përcjell reagimet e institucioneve të Kosovës, por edhe të presidentit amerikan Barack Obama.
“Marrja e Zotit”, është titulli që e ka sjellë gazeta Express, duke transmetuar detaje të reja që zbardhin mediat amerikane për vrasje e dy ushtarëve amerikanë.
Ndërkohë rrjeti i fuqishëm mediatik ABC News raportoi mbrëmë se vrasësi thirri “Allahu Akbar” para se të qëllonte mbi ushtarët në autobus që po ktheheshin nga një bazë amerikane përmes Aeroportit të Frankfurtit. Duke u thirrur në burimet e veta, ABC raportoi se në autobus ndodheshin 13 ushtarë dhe shoferi, ndërsa vrasësi qëlloi nëntë herë, duke lënë të vrarë dy dhe plagosur dy të tjerë. Ushtarakët e vrarë janë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë të njohur në RAF Lakenheath në Britani të Madhe.
Vrasësi i dyshuar Arid Uka (21), është i lindur dhe rritur në Gjermani dhe punonte në Aeroportin e Frankfurtit. Këtë e ka konfirmuar për agjencinë Associated Press xhaxhai i tij, Rexhep Uka, i cili jeton në Mitrovicë. Në një intervistë për këtë agjenci, 70-vjeçari Uka tha se Aridi ka lindur në Gjermani nga prindërit që u larguan prej Kosovës para 40 vitesh. Ai ka thënë se Aridi vjen nga një familje që ishin liderë fetarë në xhaminë e fshatit Zhabar të Mitrovicës. Ndërsa babai i kosovarit që dyshohet se vrau dy ushtarët amerikanë dhe plagosi dy të tjerë, Murat Uka ka thënë se e di “që të mërkurën djali i tij nuk është kthyer në shtëpi nga puna”.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













