Sport
Kosova, e gatshme për Ishujt Faroe
Ndaj Ishujve do të hymë për rezultat pozitiv, por duke ditur se janë një kombëtare tejet interesante. Unë shpresoj që ndeshjen e parë në eliminatore ta luajmë në Kosovë dhe duhet të bëjmë përpjekje për këtë”, u shpreh Bunjaki
Ndeshja e parë e Përfaqësueses së Kosovës pas pranimit në UEFA dhe FIFA, do të jetë ndaj Ishujve Faroe, takim që zhvillohet sonte në Frankfurt të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi Albert Bunjaki është shprehur se kjo është ndeshje e veçantë.
“Është një moment i vecantë për ne pasi luajmë ndeshjen e parë zyrtare dhe të pranuar në të gjitha institucionet e futbollit. Ndaj Ishujve do të hymë për rezultat pozitiv, por duke ditur se janë një kombëtare tejet interesante. Unë shpresoj që ndeshjen e parë në eliminatore ta luajmë në Kosovë dhe duhet të bëjmë përpjekje për këtë”, u shpreh Bunjaki.
Në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki nuk i ka shpëtuar edhe pyetjeve rreth ndarjes së dy përfaqësueseve.
“Unë duhet të mendoj më të mirën për sportin. Duhet të përpiqem të gjej lojtarët më të mirë dhe të bëj kombëtaren më të mirë të mundshme. Sa i përket politikës, mendoj se janë politikanët që merren me të. Duhet t’i ruajmë energjitë për gjëra më të rëndësishme për ne. Për momentin ka shumë rëndësi të punojmë për skuadrën dhe të bëhemi gati për eliminatoret”, deklaroi Bunjaki.
Edhe Enis Alushi u shpreh se do të hyjnë për rezultat pozitiv. “Jemi përmirësuar shumë dhe sot do të trajnojmë më shumë në aspektin defanziv, aty ku mendojmë se duhet të përmirësohemi pasi në aspektin ofanziv besoj se qëndrojmë mirë, ndaj Ishujve Faroe besoi që të marrim rezultat pozitiv”, theksoi Alushi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













