Lajme
Kosova dhe Austria, bashkë kundër kontrabandës
Në Vjenë është nënshkruar të premten marrëveshja për bashkëpunim doganor mes Kosovës dhe Austrisë
Marrëveshja e nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica dhe sekretari i Shtetit në Ministrinë e Financave të Austrisë, Andreas Schieder, do të shërbejë si një bazë e mirë për bashkëpunim me qëllim të luftimit të kontrabandës, veçanërisht në fushën e duhanit, alkoolit dhe drogave, si dhe për shkëmbimin e eksperiencës në të gjitha çështjet doganore, transmetojnë mediat e Kosovës.
Në këtë takim të dyja palët u zotuan se do të lehtësohet tutje tregtia ndërkufitare dhe luftimi i kontrabandës.
Kjo është marrëveshja e nëntë me radhë ndërkombëtare që Dogana e Kosovës e nënshkruan me administratat doganore të vendeve të tjera.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











