Lajme
Keqa: Bien investimet e huaja në Kosovë
Problemet politike kanë vështirësuar edhe përmbushjen e detyrimeve që ka Kosova ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, ka thënë Flamur Keqa
Prishtinë, 20 shkurt – Edhe pas tre vjetësh të pavarësisë, Kosova është në gjendje të rënduar ekonomike dhe me rënie të gjendjes sociale dhe të investimeve të huaja. Afaristët thonë se, krahas përballjes me krizën botërore financiare, Kosova është përballur edhe me marrëdhënie jo të mira ekonomike me vendet tjera.
Flamur Keqa, drejtor i Departamentit për Tregti të Jashtme në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, një bisedë për Zërin e Amerikës, ka thënë se ekonomia e Kosovës po kalon nëpër një periudhë të vështirë. Ai ka veçuar dy elemente të rëndësishme sa i përket aspektit ekonomik dhe tregtar. “Kemi marrëveshjen tregtare përkatësisht masat preferenciale të cilat i ka pas Kosova me Bashkimin Evropian dhe e dimë që këto masa nuk janë në fuqi që nga janari i këtij viti.
Në anën tjetër i kemi edhe problemet të cilat po na përcjellin prej tre vitesh, sa i përket tregtisë rajonale konkretisht qarkullimin e lirë të mallrave kosovare në tregun e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Keqa.
Problemet politike kanë vështirësuar edhe përmbushjen e detyrimeve që ka Kosova ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare. Në mars pritet të mbahet takimi i radhës i Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), e cila gjatë këtij vitit do të drejtohet nga Kosova. Beogradi i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kërkon që ajo ta drejtojë këtë takim nën logon e Misionit të Kombeve të Bashkuara.
Keqa ka thënë se CEFTA do të drejtohet nga përfaqësuesit e ligjshëm të Kosovës, por tërheq vëmendjen në atë që ai e quan thelbin e kësaj pune.
Viti 2011 shihet si një periudhë e përballjes së Kosovës me vështirësi ekonomike, ndërsa ekspertët e çështjeve të ekonomisë vlerësojnë se nevojiten veprime energjike nga qeveria e re për përballjen e problemeve të shumta.
Ndërkohe raportet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) flasin për rënie të investimeve të huaja në Kosovë, ndërsa të dhënat e institucioneve vendase e ndërkombëtare, tregojnë se gjendja sociale në vend është duke u përkeqësuar.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










