Ekonomi
Kartëmonedha 500 euro, ditët e numëruara
Heqja e kartëmonedhave prej 500 eurosh do të zbatohet në eurozonë nga janari i vitit të ardhshëm
Megjithatë, në Gjermani, kartëmonedhat e mëdha do të përdoren pak më gjatë: ato do të jenë në dispozicion në “Bundesbank” deri në fund të muajit prill 2019, shkruan albinfo.ch.
Në vitin 2016 Banka Qendrore Evropiane vendosi të ndërpresë prodhimin e kartëmonedhës më të madhe të euros “në fund të vitit 2018”. Në Gjermani ka ende pak kohë për t’u thënë lamtumirë kartëmonedhave me ngjyrë vjollce. Deri më 26 prill 2019 ata janë në dispozicion në “Bundesbank”. Banka austriake gjithashtu e ka zgjatur afatin deri në këtë datë. 17 bankat e tjera qendrore kombëtare të Eurosistemit do ta mbyllin çështjen më 26 janar 2019.
“Ne zgjodhëm për këtë periudhë më të gjatë, sepse bankat qendrore gjermane dhe austriake hoqën shumicën e kartëmonedhave 500 euro nga qarkullimi”, tha kryetari i “Bundesbank”, Johannes Beermann.
Edhe nëse nuk prodhohet më, kartëmonedhat 500 euro mbeten si tender ligjor. Edhe pse shumë biznese nuk e kanë pranuar për një kohë, ato mund të shkëmbehen në bankat kombëtare. Nuk ekziston afati kohor për këtë, ligji ruan vlerën e tyre për një kohë të pacaktuar.
Hetuesit shpresojnë se pa kartëmonedhat prej 500 eurosh, pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit në Evropë do të jenë më i vështirë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











