Sport
Kampioni shqiptar i bodybuilding-ut në Zvicër
Enis Rexhepi është kampion i Zvicrës në “Bodybuilding Natyral”. Ai gjithashtu fitoi edhe një çmim si “Most Improved”
Enis Rexhepi është një tjetër sportist shqiptar i suksesshëm në Zvicër. Ai nuk është i njohur për futboll ose hokej, por për Bodybuilding. Madje, ai u shpall kampion në “Bodybuilding Natyral”. Enisi gjithashtu fitoi edhe një çmim si “Most Improved”.
Në një intervistë për abinfo.ch ai tregon se pse filloi të merret me këtë sport dhe që sa vite është prezent në skenën e Bodybuildingut. “Sportin e kam pasur pasion që në fëmijëri. Me fitnes kam filluar të merrem në moshën 15-vjeçare”, thotë në fillim ai. Si çdo sportist tjetër edhe ai është ballafaquar me vështirësi. “E kam pasur vështirë, veçanërisht në 20 javët e fundit është dashur të ushtroj dhe të ushqehem me vetëm 1700 kalori në ditë, derisa kur nuk është në dietë, vetëm në mëngjes i përdor 1700 kalori”, shton tutje ai.
- Rëndësi të madhe i kushton ushqimit
Ushqimi në këtë sport është shumë i rëndësishëm dhe djaloshi shqiptar është shumë i kujdesshëm në këtë aspekt.
Dhe, sukseset e tij nuk kanë munguar asnjëherë. “Në tetor të vitit 2014 isha në vendin e tretë në Zvicër e tre javë më vonë fitova titullin kampion bote në ‘Natyral bodybulding’ në Boston të Amerikës. Që nga viti 2014 ushtroj 6 herë në jave dhe ushqimi im përgatitet veçmas. Që unë të kem më tepër kohë të lirë, dy vite me radhe, babai im ma ka përgatitur ushqimin”, ka shtuar tutje Rexhepi.
Enisi ka lindur në Zvicër, ndërsa është një lidhje me një vajzë nga Gjilani, që gjithashtu jeton në Zvicër. Si një sportist i madh ai i kushton rëndësi të madhe ushqimit, por edhe mjeteve të ndaluara. “Ky sport do shumë kohë dhe disiplinë në ushqim. Në ‘Natyral bodybulding’ janë të ndaluara steroidet, anabolika dhe çdo doping. Para garave bëhet testimi i gjakut, urinës dhe polygraf test”, tregon ai.
- Shumë shqiptarë e përkrahin atë
Ai së fundi u shpall kampion i Zvicrës, kurse synimet i ka shumë më të mëdha. “Jo vetëm që jam shpallur kampion i Zvicrës, por kam fituar medaljen edhe në ‘Most Improved’ (sportisti që ka përparuar dhe ka punuar më tepër). Shpresoj që në garat më 19 nëntor 2016 në Los Anxhelos të mbroj titullin kampion bote”. Ai normalisht nuk harron as familjen e tij. “Marrëdhëniet me familjen dhe shoqërinë janë të mrekullueshme, kjo u vërtetua edhe te garat e fundit ku morën pjesë shumë fansa dhe familjarë nga Tetova, Anglia dhe Kosova”, ka përfunduar Enis Rexhepi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”



















