Lajme
Kamatat e larta falimentojnë bizneset

Në Kosovë, vetëm gjatë vitit 2010, janë shuar afër 1400 biznese, thonë zyrtarë të qeverisë në dorëheqje. Sipas tyre, kamatat e larta për kredi, mbetet arsyeja kryesore e falimentimit të bizneseve. Në anën tjetër ekspertë për çështje ekonomike, nuk pajtohen me arsyen e shuarjes së kompanive. Afër 1400 biznese kanë falimentuar vetëm gjatë vitit që lamë pas, bëjnë të ditur zyrtarë të qeverisë në dorëheqje.
Arsyet, sipas tyre, janë të ndryshme, por në shumë raste, falimentimi ka ndodhur si pasojë e pamundësisë se kthimit të kredisë, për shkak të kamatave të larta të interesit.Naser Graiçevci, kryeshef i Agjencisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, thotë se kjo agjenci tashmë ka identifikuar faktorët që po ndikojnë në shuarjen e bizneseve. Ai thotë se në mesin e shumë faktorëve të falimentimit të kompanive, paraqitet mungesa e mjeteve financiare dhe ekonomia e paligjshme
.“Ne, aktualisht, jemi duke bërë disa anketime me 800 biznese, por nga këto që rezulton është se bizneset kanë probleme me qasje në financa. Kreditë janë shumë të shtrenjta, periudhat e kthimit janë shumë të hershme dhe normalisht pa një mbështetje pak më substanciale në aspektin financiar bizneset do të kenë probleme”, thotë Graiçevci.Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit tregojnë problemet më të cilat ballafaqohen.
Betim Humolli, drejtor për zhvillim në ndërmarrjen “Albi Group”, thekson se kamatat e larta të kredive dhe ekonomia joformale mbesin probleme kryesore për kompanitë private në Kosovë.“Kamatat e larta mund të vlerësohen që janë njëra ndër barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribuues në falimentimin apo krijimin e vështirësive të shumë ndërmarrjeve, qofshin ato të mesme, të vogla apo edhe të mëdha”, thekson Humolli.
Por, ekspertë për çështje ekonomike, nuk pajtohen se normat e interesit për kredi janë shkak i falimentimit të bizneseve në Kosovë. Eksperti Ejup Qerimi, tha se puna e kreditimit të biznesit është normale dhe zakonisht kur aplikohet për kredi, merret parasysh edhe kamata dhe ajo hyn në biznes-plan.Sidoqoftë, zyrtarë qeveritarë kanë konfirmuar angazhimin e vazhdueshëm për krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset.
Në këtë drejtim, është ulur edhe tatimi në fitim nga 20 në 10 për qind.Megjithatë, ekspertë për çështje ekonomike shprehin shqetësimet e tyre, për faktin se me shuarjen e bizneseve, po shuhen shumë vende të punës, çka rrjedhimisht ndikon edhe në rritjen e shkallës së varfërisë në vend.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje përmbyllëse e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë Në kuadër të përmbylljes së Panairit ndërkombëtar të librit që mbahet në Palexpo nga 19 deri...
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri
-
Teatri i Kosovës po hap një kapitull të veçantë në skenën norvegjeze
-
Ambasada e Kosovës në Londër prezanton ushqimet tradicionale
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme
Jeta në Austri
-
Kanabisi mbetet më i popullarizuari, përdorimi i kokainës rritet në Austri Sipas analizave vjetore të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (GMI) në Universitetin Mjekësor të Innsbruck-ut,...
-
Fluturimet direkte që mund të merrni nga Vjena, duke filluar nga kjo verë
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri
-
Austria po kërkon në Indi punëtore të kualifikuar
-
Pse qiratë në Austri po rriten më shpejt se kudo tjetër në Europë?