Lajme
Jahjaga nuk jep dorëheqje
Presidentja Jahjga thotë se asaj nuk i lejohet të japë dorëheqje dhe pavarësisht krizës politike, ajo do të respekton kushtetutën
Pavarësisht krizës politike që ka përfshirë Kosovën gjatë periudhës së fundit ku “mollë sherri” u be presidentja dhe marrëveshja për të, vetë Atifete Jahjaga thotë se nuk e ka ndërmend që të japë dorëheqje. Kriza politike dhe mosmiratimi i mundshëm i ndryshimeve kushtetuese, sipas saj, janë çështje mes partive politike.
Në intervistën e parë dhënë pas disa zhvillimeve në vend, Jahjaga për REL thotë se asaj nuk i lejohet të japë dorëheqje.
“Asnjëherë nuk është paraparë dorëheqja e presidentit të vendit dhe mua nuk më lejohet të jap dorëheqje, sepse kjo do të nënkuptonte procedurë tjetër të zgjedhjeve dhe ushtrues detyre të presidentit të vendit”, ka thënë Jahjaga, e cila thotë se do t’i respektoj ligjet dhe kushtetutën e vendit.
Sipas shefes së shtetit, në Kosovë ka pasur një proces të rregullt të zgjedhjes së presidentit dhe, sipas saj, duhet të ketë një procedurë të rregullt të dorëzimit të mandatit.
Jahjaga në këtë intervistë thotë se është faktor uniteti në vend, pavarësisht që nuk e gëzon mbështetjen e partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Afifete Jahjaga, një ish-oficere e policisë së Kosovës, në prill të vitit 2011 ka marrë mandatin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës si presidente e vendit. Kandidimit të saj i ka paraprirë një marrëveshje politike ndërmjet tre liderëve, Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit.
Marrëveshja e cila u ratifikua në kuvend parashikonte që Atifete Jahjaga të qëndroj në krye të shtetit derisa të bëhet reforma kushtuese dhe vendi të përgatitet për zgjedhje presidenciale direkt nga populli. Mirëpo Jahjaga e anashkaloi marrëveshjen dhe për postin e saj kërkoi mendimin Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundi tha se ajo ka mandat të plotë, 4-vjeçar.
Vendimin e Gjykatës e pranoi kryeministri Hashim Thaçi, abstenoi Behgjet Pacolli, ndërsa e kundërshtoi kryetar i LDK-se, Isa Mustafa. Madje ky i fundit tha se deputetët e tij në Kuvend nuk do ta miratojnë reformën kushtetuese, si pasojë e kësaj rrezikon edhe ligjet që parashikojnë përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
E si rrjedhoje, Mustafa ka kundërshtuar edhe pjesëmarrjen në bisedime politike me Serbinë, duk humbur konsensusin politik karshi vendimeve të rëndësishme për Kosovën.
“Është çështje e partive politike se në ç’masë dhe si dëshirojnë të zbatojnë reformat kushtetuese dhe zgjedhore. Unë jam jashtë këtij procesi…”, ka thënë presidentja Jahjaga.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













