Lajme
INSTAT, inflacioni në rritje në Shqipëri
Instituti i Statistikave ka bërë publike Indeksin e Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt 2011 duke theksuar se inflacioni ka shënuar një rritje prej 2.3 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin shkurt është 4.5 për qind, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte 4.7 për qind.
Sipas INSTAT, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkolike” shënoi një rritje prej 4.9 për qind, brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 23.5 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.
Gjate muajit shkurt çmimet shënuan rritje edhe ne nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 3.2 për qind, “sheqer e ëmbëlsira” me 3.3 për qind, “vajra dhe yndyra” me 0.5 për qind, “qumështi djathë e veze” me 0.2 për qind etj.Indeksi i grupit “Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 2.2 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimi i duhanit me 3.8 për qind.
Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.4 për qind, brenda të cilit çmimet e veshjeve shënuan një ulje prej 0.1 për qind dhe çmimet e këpucëve një ulje prej 1.1 për qind.Indeksi i grupit “Qera ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0.5 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të gazit të lëngshëm me 1.1 për qind.
Indeksi i grupit “Shëndeti” shënoi një rritje prej 2.2 për qind, brenda të cilit çmimet e medikamenteve mjekësore u rriten me 1.6 për qind.Indeksi i grupi “Transport” shënoi një rritje prej 0.6 për qind. Gjatë muajit Janar çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.5 për qind dhe çmimi i benzinës 1.3 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









