Kuriozitete

Instagrami mbështet edhe gjuhët që shkruhen nga e djathta në të majtë

Instagramit iu desh të rikonfiguronte gjithë aplikacionin për të njohur gjuhët nga e djathta në të majtë

Instagrami më në fund përkrah gjuhët hebraishte, arabe dhe persishte – tri gjuhët e famshme që shkruhen nga e djathta në të majtë.

Janë 36 gjuhë të tjera që Instagrami i ka përkrahur deri tani. Në të gjitha këto gjuhë gjithçka përkthehet përpos emrit të përdoruesit.

Përse iu desh kaq shumë kohë Instagramit për të përkrahur tri gjuhët e famshme? Sepse shtimi i një gjuhe si arabishtja apo hebraishtja për softuerin e shkruar në anglisht nuk është e lehtë fare. Në fakt, Instagramit iu desh të rikonfiguronte gjithë aplikacionin për të njohur gjuhët nga e djathta në të majtë, transmeton Albinfo.ch.

Veçoria do të lëshohet tash për Android, ndërsa përdoruesit e iOS-it do të presin edhe pak. Përkrahje për Androidin në Arabi është e madhe sepse shtrirja e këtij sistemi në atë vend zë së paku 70 për qind.