Kuriozitete
Hulumtuesit sugjerojnë konsum të kafesë për njerëzit me probleme të veshkave
Tre filxhanë kafe në ditë mund të ndihmojnë njerëzit me sëmundje të veshkave që të jetojnë më gjatë, sipas një studimi të ri.
Një studim që ka përcjellë më shumë se 2300 pacientë për 12 vjet gjeti se ata që pinë më shumë e ulën rrezikun për vdekje për një çerek.
Një apo dy filxhanë po ashtu rritën shanset për mbijetesë për 12 deri 22 për qind, në krahasim me ata që s’e kanë konsumuar kurrë.
Hulumtuesit portugezë besojnë se rezultatet sugjerojnë që pacientëve t’u me sëmundje të veshkave të konsumojnë më shumë kafe, transmeton Albinfo.ch.
Miguele Bigotta Vieira nga Qendra e Spitalit në Lisbonë ka thënë: “Studimi jonë tregoi një efekt mbrojtës të konsumit të kafeinës sa i përket vdekjes te pacientët me sëmundje të veshkave”.
Në studim u morën për bazë pacientët nga viti 1999 deri më 2010. Në krahasim me ata që nuk pinin kurrë kafe, pacientët që konsumonin dy filxhanë në ditë “ulën” për 12 për qind rrezikun për vdekje. Për ata që pinin më shumë përqindja për mbijetesë u rrit deri në 24.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












