Portrete të firmave
Green Coast, projekti i arritjeve të mëdha arkitekturore
I shtrirë mes malit dhe detit, në një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, Green Coast është një nga projektet më të rëndësishme turistike në Shqipëri. Me qëllimin që ky zhvillim të jetë në harmoni me bukuritë natyrore të zonës ku shtrihet dhe me vizionin për të sjellë një model të qëndrueshëm të turizmit, ky projekt vjen me një arkitekturë unike nga studio prestigjioze, Emre-Arolat Architecture, e vlerësuar me çmime të rëndësishme si “Mies van der Rohe”, çmimi “Aga Khan” për Arkitekturën, “Museum-Designs of the Year”, si dhe e nominuar këtë vit me projektin Green Coast në “World Architecture Festival”.
Në zhvillimin e mëtejshëm të tij, projekti Green Coast shkrihet mjaft natyrshëm me relievin shkëmbor të zonës. Çdo tipologji njësie është unike, me aplikime të ndryshme të materialeve në eksterier dhe lëvizjeve volumetrike, duke mos u përfaqësuar nga volume agresive, por që i përshtaten relievit të zonës. Pikërisht ky reliev ka qenë avantazhi, por njëkohësisht edhe sfida më e madhe e projektit, për të shkrirë në mënyrë sa më natyrale objektet e banimit dhe hapësirat e gjelbëruara. Trajtimi i këtyre hapësirave të gjelbëruara ka qenë synimi më i rëndësishëm i Green Coast, për të sjellë një zhvillim që nuk i imponohet natyrës, por përpiqet t’i shtojë vlerën dhe të bëhet pjesë integrale e saj.
Si një projekt “eco-friendly”, Green Coast i ka kushtuar rëndësi të veçantë mbrojtjes së burimeve natyrore dhe ka ndjekur një qasje krejtësisht novatore, duke grumbulluar “top-soil”-in, thënë ndryshe shtresën e sipërme të dheut, e cila mbart të gjitha farat e bimësisë endemike të zonës. Ky “top-soil” do të përdoret më pas përgjatë gjithë zhvillimit të ri, duke risjellë kështu bimësinë makize dhe duke e pasuruar atë vazhdimisht. Projekti Green Coast parashikon të ketë 70,000 m2 korridore dhe tarraca të gjelbëruara, të cilat do të kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme gjatë gjithë vitit.
Njësoj si me bimësinë, edhe gurët karakteristikë të zonës janë një aspekt i rëndësishëm i arkitekturës në projektin Green Coast. Krahas infrastrukturës së përgjithshme, këto gurë lokalë, bashkë me bimësinë makize, gjenden në të gjitha rrugët komunikuese që lidhin objektet me shëtitoren buzë detit, si dhe në shkallare të ndryshme të konceptuara për këmbësorët dhe të rrethuara me gjelbërim.
Përmes një arkitekture që respekton dhe i përgjigjet natyrës në mënyrë organike, ky projekt synon të sjellë zhvillimin dhe inovacionin që do ta rendisin Rivierën Shqiptare në listën e destinacioneve më të lakmuara për turizëm dhe investim, jo vetëm për shtetasit shqiptarë, por edhe për të gjithë turistët e huaj, që po preferojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë për të pushuar dhe investuar.
Të ngjashme

Green Coast, 7 arsye pse duhet të investoni tani
- Green Coast, investimi më i sigurt në Rivierën Shqiptare
- Green Coast, qendra e aktiviteteve verore në Rivierën Shqiptare
- Jeni ende duke menduar për pushimet e verës? 5 arsye pse Green Coast Resort & Residences është zgjedhja ideale
- Balfin Real Estate & Hospitality zyrtarisht në Zvicër, një hap i rëndësishëm për Grupin BALFIN
- Një resort i jashtëzakonshëm në Shqipëri
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa















