Sport
Gjysmëfinalja e gjigantëve, Mustafi për histori
Pasi Mats Hummels është i suspenduar, nga fillimi mund të luajë shqiptari Shkodran Mustafi, i cili realizoi ndaj Ukrainës
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka thënë se ndeshja ndaj Francës nuk do të jetë aspak e lehtë. Këto dy skuadra takohen sonte në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, shkruan albinfo.ch.
“Mendoj se Franca është skuadra që etiketohet nga të gjithë si pretendentja kryesore, por këtë realisht e besoj dhe unë. Besoj se ata do të zbresin në fushë me të gjithë dëshirën për të arritur në finale pasi luajnë përpara publikut të tyre dhe ne do të përpiqemi të ndryshojmë parashikimet në fushën e lojës.
Aktualisht Franca ka sulmin më të mirë të turneut, por dhe ne jemi mbrojtja më e mirë, ndaj besoj se do të shohim një 90 minutësh të bukur. Gjithsesi më duhet të them se Franca nuk ka patur kundërshtarë të vështirë deri në këtë fazë”.
Gjermania është skuadra më e vështirë deri në këto momente që i ka rezervuar shorti. Në nëntor në ndeshjen e fundit që ne luajtëm mes nesh ndodhi diçka e pazakontë, diçka që nuk kishte lidhje me futbollin. Dhe francezët u kujdesën shumë për ne, në atë sfidë. I falënderoj për këtë, por kur të zbresim në fushë, gjatë ndeshjes do të ketë vetëm rivalitet mes nesh, rivalitet që do të përcaktojë kush është më i miri në planin sportive”, theksoi Low.
Njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, Toni Kroos ka folur para përballjes gjysmëfinale Francë – Gjermani. “Ajo skuadër që do ta kontrollojë më mirë mesin e fushës do të shkojë në finale”, deklaroi Kroos. “Jemi të uritur për sukses dhe e duam këtë finale. Do të japim gjithçka për të shkuar në të dhe për ta fituar atë”, përfundoi Kroos.
Pasi Mats Hummels është i suspenduar, nga fillimi mund të luajë shqiptari Shkodran Mustafi, i cili realizoi ndaj Ukrainës. Nëse Gjermania fiton trofeun apo edhe arrin në finale, Mustafi do të realizonte suksesin më të madh sa i përket futbollistëve shqiptarë, pasi një gjë të tillë nuk e ka arritur askush deri më tani. Mustafi dy vite më parë fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë.
Didier Deschamps beson se Franca e tij mund ta ndryshojë trendin e historisë së afërt kundër Gjermanisë duke i mposhtur kampionët e Botës. “Historia është histori, por ajo shkruhet në çdo ndeshje. Ne kemi një fletë të re për të shkruajtur dhe djemtë mund t’ia dalin. Kjo fletë është e bardhë sot, por ata mund ta shkruajnë në ndeshjen me Gjermaninë. Ajo që ka rëndësi është se lojtarët kanë besim te forca e tyre dhe unë jam i bindur te kjo. Ne do të luajmë duke përdorur aftësitë tona. Ne kemi këtë forcë sulmuese pasi jemi të aftë të shënojmë dhe të krijojmë raste me lojtarë që kanë profile të ndryshime. Ne mund të krijojmë rrezik për kundërshtarët dhe kjo është diçka interesante për mua”, theksoi trajneri i Francës.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











