Lajme
Gjyqtari shqiptar në Zvicër, që mendon për kolegët kosovarë
Gjyqtari shqiptar, Bekim Zogaj, i cili e ndan drejtësinë në Zvicër, ka vendosur t’i ndihmojë kolegët e tij nga Kosova
Gjyqtari nga Prejlepi i Deçanit, i cili njëkohësisht është gjyqtar ndërkombëtar, instruktor dhe përgjegjës për talentet e rinj në kantonin e Cyrihut, e ka shfrytëzuar vizitën e tij në Kosovë për të dërguar edhe pajisje sportive për kolegët kosovarë.
Nuk është hera e parë që gjyqtari i vetëm shqiptar në Challenge Ligë të Zvicrës ndihmon kolegët e tij në Kosovë.
Ai kësaj here pajisjet ia dorëzoi në Prishtinë kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, Ruzhdi Breznica.
“Për çdo pushim në Kosovë u kam dërguar pajisje gjyqtarëve, të cilët unë i njoh. Por këtë vit vendosa ta dërgoj një çantë në adresë të Ruzhdi Breznicës, kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve në Federatën e Futbollit të Kosovës”, tha për albinfo.ch Bekim Zogaj.
Përveç kësaj, gjyqtari i futbollit në Zvicër, Bekim Zogaj, ka shprehur gatishmëri që t’i ndihmojë gjyqtarët e Kosovës jo vetëm me pajisje, por edhe me mbajtjen e seminareve të ndryshme, duke sjellë edhe ekspertë zviceranë të gjykimit në kohën kur u përshtatet gjyqtarëve, sidomos në fillim të kampionatit dhe ndërmjet stinorëve.
“Unë u premtova se do t’ iu ndihmojë gjyqtarëve jo vetëm me pajisje sportive, por edhe në shkollimin e tyre. Do të sjell në Kosovë instruktorë të FIFA-s dhe UEFA-s, të cilët do të mbajnë ligjërata në Prishtinë. Po ashtu edhe unë si instruktor në Zvicër mund të organizoj shumë shpejt seminare në Kosovë. Sepse vetëm nëse ndryshojnë strukturat në Komisionin e Arbitrave dhe nëse gjyqtarët ndjekin seminare të ndryshme mund të rritet kualiteti shumë shpejt”, tha Zogaj.
Megjithatë, ai beson se Federata e Kosovës dhe gjyqtarët në krye me Ruzhdi Breznicën janë në rrugë të drejtë.
“Edhe pse në Kosovë të gjithë sportistët, gjyqtarët, trajnerët, kryesitë e klubeve, tifozët dhe Federata e Futbollit punojnë në kushte shumë të vështira, duhet të japin të gjithë së bashku maksimumin për të mirën e futbollit në Kosovë”, porosit gjyqtari Zogaj.
Gjyqtari, i cili prej dy vjetësh është futur në listë të FIFA-s për futboll të vogël, është befasuar me kualitetin e futbollit në Kosovë.
“Shfrytëzova rastin të ndjek ndeshjen Vëllaznimi – Lepenci, e cila ishte shumë fer dhe korrekte. Më së shumti më lanë përshtypje tifozët e të dyjave ekipeve. Të dy grupet e tifozëve treguan sjellje shumë të mirë. Po ashtu më befasoi pozitivisht kualiteti i futbollit në Kosovë”, rrëfen për vizitën e tij në Kosovë Bekim Zogaj.
“Të gjithë ishin shumë korrektë në këtë ndeshje. Nëse edhe trajnerët, edhe kryesuesit e klubeve tregojnë të njëjtën korrektësi si lojtarët në fushë, besoj se futbolli i Kosovës do të arrijë shumë shpejt standardet e kërkuara nga UEFA dhe FIFA”, tregon Zogaj.
Bekim Zogaj është me prejardhje nga fshati Prejlep i Deçanit dhe aktualisht është gjyqtar në Challenge Leaguen e Zvicrës dhe gjyqtar i FIFA-s në futboll. Momentalisht është i vetmi në Zvicër në listën e gjyqtarëve në FIFA. Po ashtu është edhe instruktor dhe shef i gjyqtarëve të talentuar në regjionin e Cyrihut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?