Ekonomi
Gjermania, partneri i dytë tregtar i Shqipërisë
Kontributi 25-vjeçar i Gjermanisë për Shqipërinë ka arritur në 1 miliard euro duke u kthyer në partnerin më të madh bilateral
Gjermania llogaritet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në 7 muajt e parë të këtij viti llogariten 7.1 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e dytë tregtar, pas Italisë, e duke lënë pas Greqinë dhe Kinën.
Sipas INSTAT edhe pse Gjermania llogaritet partneri i dytë tregtar, importet prej saj ranë me 5.7 % dhe llogariten 10.9 % të totalit të mallrave të importuara. Ndërsa eksportet zunë 5.1 % të totalit të mallrave të eksportuar, bën të ditura mediat shqiptare.
Referuar raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar nga INSTAT-i, importet për periudhën janar-korrik llogariten 29.473 milionë lekë dhe eksportet 6.455 milionë lekë, përcjell albinfo.ch.
Bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë në vitet e ardhshme parashikon projekte të rëndësishme në fushën e infrastrukturës. Kontributi 25-vjeçar i Gjermanisë për Shqipërinë ka arritur në 1 miliard euro duke u kthyer në partnerin më të madh bilateral.
Rëndësi e veçantë pritet t’i jepet në këtë bashkëpunim edhe nxitjes së investimeve në sektorët strategjikë, si zhvillimi ekonomik, turizmi, bujqësia, transporti dhe infrastruktura, e kombinuar me nxitjen e punësimit dhe trajnimit profesional.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












