Sport
Gjergjaj, rikthehet me 17 dhjetor përballë boshnjakut Jasmin Hasiç
Jasmin Hasiç është jë boksier jo shumë i njohur i cili nga nëntë ndeshje ka fituar tetë. Më 17 dhjetor të dy boksierët do të matin forcat e tyre në Bazel të Zvicrës me një lojë prej tetë rundesh
Boksieri i peshave të rënda, Arnold Gjergjaj rikthehet sërish në ring. Pas afro shtatë muajsh nga disfata e parë e tij nga David Hye, Gjergjaj ka gjetur forcen për t’u ngjitur sërish në ring. Të shtunën ai do të kryqëzojë dorëzat me boksierin boshnjak Jasmin Hasiç, shkruan “albinfo.ch”.
Qëllimi i tij është vetëm një titull botëror. Para se të rrahet në ring në muajin maj nga boksieri anglez David Haye, boksieri shqiptar Arnold Gjergjaj ishte më afër se kurrë titullit botëror. Por vetëm pas dy rundeve, Arnoldi u gjunjëzua duke pësuar edhe humbjen e parë në karrierën profesioniste. Tani për të arritur prapë qëllimin e tij, i duhet t`i kalojë disa pengesa.
Pengesa e parë është boksieri boshnjak Jasmin Hasiç. Një boksier jo shumë i njohur i cili nga nëntë ndeshje ka fituar tetë. Më 17 dhjetor të dy boksierët do të matin forcat e tyre në Bazel të Zvicrës me një lojë prej tetë rundesh. Për këtë ndeshje tregon, trajneri i tij Angelo Gallina:
“Arnoldi duhet të jetë një model se si duhet vazhduar ëndrrën. Pas humbjes ndaj David Haye, Gjergjaj kishte kërkuar për të përfunduar karrierën e tij. Por, ishte familja e tij që i dha kurajë që të kthehet prapë në ring”, raportojnë mediat zvicerane.
Boksieri i peshave të rënda është mjaft i koncentruar për të realizuar ëndrrën e tij. Kështu, ai planifikon që duelin e të shtunës ta përfundojë sa më mirë, për të vazhduar ndoshta me një tjetër në pranverë, dhe pas një viti të këtë një luftë të madhe me ndonjë boksier të njohur botëror.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











