Të tjera
Gjashtë shqiptarë të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka njoftuar se tashmë numri i shqiptarëve që vdiqën si pasojë e përplasjes së trenave në Greqi ka arritur në gjashtë.
Olta Xhaçka ka bërë të ditur edhe emrat e viktimave: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike!”, ka shkruar Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Shqipëria sot është në ditë zie në nder të viktimave të aksidentit tragjik të një marsit në Larisa të Greqisë.
Deri tani autoritetet greke kanë konfirmuar 57 të vdekur nga aksidenti dhe qindra të lënduar.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së













