Të tjera
“Ulqini është qytet shqiptar”, deklarata e Gjeloshajt shkakton debat të ashpër
Ulqini është bërë objekt i një debati të gjerë politik në Mal të Zi, pas deklaratës së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, i cili e cilësoi atë si një “qytet shqiptar”.
Sipas RTK-së, Gjeloshaj deklaroi se me këtë shprehje i referohej identitetit historik, kulturor dhe demografik të Ulqinit, duke theksuar se nuk kishte për qëllim të vinte në pikëpyetje përkatësinë shtetërore të qytetit. Ai shtoi se Ulqini është pjesë e Malit të Zi dhe se deklarata e tij është keqinterpretuar.
Deklarata nxiti reagime të shumta në skenën politike malazeze. Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijel Zhivkoviq, tha se ekziston dallim mes pohimit se Ulqini ka shumicë shqiptare dhe cilësimit të tij si “qytet shqiptar”, duke paralajmëruar se një retorikë e tillë mund të nxisë ndarje etnike dhe të cenojë karakterin qytetar të Malit të Zi.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, e cilësoi deklaratën e Gjeloshajt si retorikë parazgjedhore, duke e quajtur atë “mençuri të vonuar”.
Siç raporton RTK, debati ka rikthyer në vëmendje çështjet e identitetit, përfaqësimit dhe karakterit qytetar të Malit të Zi, duke nxitur diskutime mbi përdorimin e terminologjisë etnike në diskursin politik.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë










