Ardita Sinani ka cilësuar si ditë historike rezultatin e “Koalicionit Shqiptar” në zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë, ku sipas rezultateve preliminare janë siguruar 27.230 vota, me synimin për të fituar edhe mandatin e tretë.
Sipas Sinanit, pas aplikimit të koeficientit prej 35 për qind për pakicat kombëtare, votat e koalicionit përfaqësojnë ekuivalentin e 36.761 votave në përllogaritjen për ndarjen e mandateve.
Në reagimin e saj, Sinani ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për pjesëmarrjen në votime, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në bashkimin e faktorit politik shqiptar.
Ajo ka shprehur mirënjohje të veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mbështetjen dhe angazhimin në procesin e bashkimit politik të shqiptarëve.
Sinani ka theksuar se bashkimi politik po jep rezultate në përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.