Skip to content

Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të mbështesin “Koalicionin shqiptar”

“Gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni nesër në vendlindje për të votuar”, ka theksuar Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një paraqitjeje televizive u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mbështesin listën “Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17.

Në fjlën e tij Kurti ka theksuar se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet të kenë mundësi të barabarta për të jetuar dhe ndërtuar të ardhmen në vendlindjen e tyre.

“Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje, me mundësi të barabarta”.

Kurti ka përmendur gjithashtu diskriminimin, përjashtimin dhe shtypjen, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe të reagimit demokratik ndaj tyre.

Ai u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që kanë të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të udhëtojnë drejt vendlindjeve të tyre për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni nesër në vendlindje për të votuar”, ka theksuar Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen nesër, më 25 tetor 2026.