Skip to content

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të votojnë të dielën

Presidentja e Kosovës u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për përfaqësim më të fuqishëm politik.

Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të së dielës, më 25 tetor, përcjell albinfo.ch.

Në mesazhin e saj, ajo ka theksuar se pjesëmarrja në votim dhe bashkimi politik janë të rëndësishme për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë”, thuhet në mesazhin e presidentes.

Shiroka-Pula ka nënvizuar se çdo votë ka rëndësi për mbrojtjen e të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ajo ka theksuar se pjesëmarrja në zgjedhje përbën një kontribut të drejtpërdrejtë në përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe në përmirësimin e pozitës së tyre në këto tri komuna.

“Të bashkuar në përfaqësim, më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave tuaja!”, përfundon mesazhi i presidentes./Albinfo.ch