Muzikë
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që përmbyll Festivalin Ndërkombëtar të Operës në Zagreb.
Sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi do të jetë një nga protagonistet e Gala Koncertit të Operës, që do të mbahet më 20 shtator 2026 në Hrvatsko narodno kazalište (HNK) në Zagreb, transmeton albinfo.ch.
Qerkezi do të ngjitet në skenë përkrah tenorit të njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në një mbrëmje që do të shënojë përmbylljen e edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Operës në Zagreb.
E lindur në Zagreb, sopranoja shqiptare ka një lidhje të veçantë me qytetin dhe publikun kroat. Ajo konsiderohet ndër sopranot e spikatura të brezit të saj dhe vazhdon të ndërtojë një karrierë ndërkombëtare në skenat prestigjioze të operës.
Në gala-koncertin e 20 shtatorit, Qerkezi do të interpretojë pjesë nga repertori i disa prej kompozitorëve më të mëdhenj të operës, përfshirë Giuseppe Verdin dhe Giacomo Puccinin.
Në program janë përfshirë arie nga operat “Macbeth”, “La forza del destino”, “Manon Lescaut” dhe “Tosca”. Qerkezi do të interpretojë gjithashtu në duet me Piotr Beczała-n, si dhe së bashku me solistët e tjerë të mbrëmjes.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Pier Giorgio Morandi, ndërsa interpretuesit do të shoqërohen nga Orkestra e Operës së HNK Zagreb.
Prania e Marigona Qerkezit në këtë ngjarje merr një dimension të veçantë edhe për shkak të lidhjes së saj me Zagrebin, qytetin ku ka lindur. Ndërkohë, rikthimi i Piotr Beczała-s në kryeqytetin kroat, katër vjet pas paraqitjes së tij të fundit, e vendos këtë gala ndër ngjarjet e rëndësishme të sezonit të ri operistik në Zagreb./Albinfo.ch
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”










