Lajme
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu vodh telefoni. Policia ka arrestuar një 19-vjeçar.
Një 19-vjeçar me shtetësi gjermane dhe kosovare është arrestuar nga policia në Bad Säckingen, Gjermani, në lidhje me një rast sulmi dhe grabitjeje, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 5 shtator 2026, rreth orës 01:00, në Rudolf-Eberle-Platz, ku një 20-vjeçar dyshohet se është sulmuar dhe plagosur nga të paktën tre persona.
Sipas të dhënave fillestare të policisë, gjatë incidentit 20-vjeçarit i është marrë edhe telefoni celular.
Pas kontrolleve të kryera në zonën përreth, policia ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili ka shtetësi gjermane dhe kosovare.
Hetimet për rastin po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve Penale në Waldshut-Tiengen, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe për të identifikuar personat e tjerë të dyshuar.
Policia u ka bërë thirrje edhe dëshmitarëve të mundshëm që të paraqiten. Në veçanti, banorët e zonës janë ftuar të kontrollojnë kamerat private të sigurisë për pamje që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











