Lajme
Zogu në motor anulon fluturimin nga Selaniku drejt Gjermanisë, 150 pasagjerë mbeten në aeroport
150 pasagjerë bllokohen në aeroportin e Selanikut
Një incident i pazakontë ka shkaktuar ndërprerje të operacioneve në aeroportin “Maqedonia” të Selanikut, pasi një fluturim me destinacion Gjermaninë u anulua për arsye sigurie, transmeton albinfo.ch.
Rreth 150 pasagjerë, të cilët ishin planifikuar të udhëtonin me këtë fluturim, u detyruan të prisnin për disa orë në aeroport, derisa kompania ajrore i njoftoi për anulimin e nisjes.
Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit teknik të avionit para fluturimit u konstatua prania e një zogu në motor. Për shkak të rrezikut që paraqiste ky incident për sigurinë e fluturimit, ekipi teknik dhe autoritetet vendosën që avioni të mos ngrihej.
Menjëherë pas zbulimit të problemit, u aktivizuan procedurat standarde të sigurisë për largimin e zogut dhe kryerjen e një inspektimi të detajuar të motorit, në përputhje me protokollet e aviacionit civil.
Pasagjerët janë informuar se fluturimi drejt Gjermanisë do të realizohet gjatë ditës së sotme, pasi të përfundojnë të gjitha kontrollet teknike dhe avioni të shpallet i sigurt për fluturim. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











