Në takim morën pjesë presidentja e LISZ-së, Yllka Zuzaku-Mustafa, si dhe anëtarët Fidan Hoti dhe Xheneta Zuzaku, shkruan albinfo.ch.
Sipas njoftimit të shoqatës, takimi shërbeu për shkëmbimin e ideve dhe diskutimin e mundësive për të ndërtuar ura bashkëpunimi me Kosovën në fushën e infermierisë.
Konjufca, siç bëhet e ditur në njoftim, vlerësoi iniciativën dhe angazhimin e përfaqësuesve të LISZ-së, si dhe përkushtimin e tyre ndaj Kosovës dhe profesionit të infermierisë.
Përfaqësuesit e shoqatës e cilësuan takimin si frymëzues, duke theksuar se bashkëbisedimi u dha ide të reja për zhvillimin e mëtejshëm të misionit të LISZ-së.
Lexoni po ashtu: