Skip to content

Mikhail Bogachek nominohet për ambasador të SHBA-së në Kosovë

Shtëpia e Bardhë ka propozuar Bogachek për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ndërsa nominimi i është dërguar Senatit për konfirmim.

Shtëpia e Bardhë ka nominuar Mikhail Bogachek, nga Florida, për ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, në rubrikën e veprimeve presidenciale.

Nominimi i Bogachek tashmë i është përcjellë Senatit amerikan, i cili duhet ta shqyrtojë dhe konfirmojë atë përpara se ai të marrë detyrën e re diplomatike në Kosovë.

Deri në përfundimin e procedurës së konfirmimit nga Senati, emërimi i tij mbetet në pritje./Albinfo.ch