Sport
Gashi nuk ndalet, tjetër çmim në Amerikë
Shkëlzen Gashi është “mbreti” i rrjeteve sociale në kampionatin amerikan të futbollit për vitin 2016. Për Gashin nuk kishte rivalë në çdo raund dhe ditët e fundit dominoi edhe në finalen kundër Justin Meram, duke fituar me më shumë se 61% të votave
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka fituar tjetër çmim në Amerikë. Gashi është “mbreti” i rrjeteve sociale në kampionatin amerikan të futbollit për vitin 2016, shkruan albinfo.ch.
Ky është përfundimi i sondazhit të organizuar nga vetë MLS, ku sulmuesi shqiptar ka fituar pa probleme ndaj kujtdo që i ka dalë përpara në votime, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit.
Gashi ka rënë menjëherë në sy si një personazh mjaft i veçantë në SHBA, ndërsa argëton rregullisht mbështetësit e tij të shumtë me postime në rrjetet sociale.
Ndaj ishte normale që ai të përfshihej mes kandidaturave për lojtarin më social, ku përballë kishte emra si David Villa, Andrea Pirlo apo Kaka. Por për Gashin nuk kishte rivalë në çdo raund dhe ditët e fundit dominoi edhe në finalen kundër Justin Meram, duke fituar me më shumë se 61% të votave.
Ky çmim sigurisht që i bën një mbyllje më se të mirë vitit të parë të Gashit në SHBA, ku arriti deri në finalen e Konferencës me Colorado Rapids, si dhe fitoi votimin për “Golin e Vitit”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










