Lajme
Fshatrat e Anamoravës përfitojnë nga Zvicra
Rreth 600 mijë euro do të investohen për ujësjellës në Bresalc e Ponesh, ndërsa 400 mijë euro për ndërtimin e kolektorit modern në Pogragjë
Qeveria e Zvicrës, Qeveria e Kosovës dhe komuna e Gjilanit do të investojnë bashkërisht në tri projekte në fshatrat e kësaj komune, në rregullimin e dy ujësjellësve në fshatrat Bresalc e Ponesh dhe një kolektori modern në fshatin Pogragjë. Këto investime kapin shumën rreth një milion euro.
Marrëveshja për zbatimin e këtyre projekteve u nënshkrua nga kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, përfaqësuesi i organizatës zvicerane, Iniciativat për Zhvillim të Komunitetit (CDI), Astrit Vokshi dhe drejtoresha e “Hidromoravës”, Mirvete Hoti.
Siç u tha me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, rreth 600 mijë euro do të investohen për ujësjellës në Bresalc e Ponesh, ndërsa 400 mijë euro për ndërtimin e kolektorit modern në Pogragjë.
Kryetari i Gjilanit, Mustafa tha se komuniteti është hequr nga participimi për shkak të kushteve të vështira, ndërsa u është mbetur që ata të participojnë në kyçje individuale.
“Komuna e Gjilanit rreth 80 për qind është e mbuluar me rrjetit të ujësjellësit dhe se aktualisht është duke u rregulluar edhe pjesa e mbetur në Cërrnicë, Livoq të Epërm dhe më vonë edhe në Llashticë”, tha ai.
Ndërsa Astrit Vokshi nga CDI tha se ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2013. Ai tha se në këtë projekt Qeveria zvicerane participon me 45 për qind, qeveria e Kosovës me 20 për qind dhe komuna e Gjilanit me 35 për qind.
“Këto projekte plotësojnë të gjitha standardet dhe se ato nuk do të fillojnë pa pasur takim publik me banorët e këtyre lokaliteteve”, tha Vokshi.
Po ashtu Iniciativat për Zhvillim të Komunitetit (CDI) në bashkëpunim me Komunën e Vitisë ka investuar 600 mijë euro në ujësjellësin e fshatrave të kësaj komune, në Sllatinë të Epërme, Sllatinë të Poshtme, Sodovinë të Çerkezëve, Sodovinë të Jerlive dhe Trestenik.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









