Ekonomi
Forcohet euro, dobësohet dollari
Euro kundër dollarit, ajo është rritur thuajse 15 për qind këtë vit
Monedha euro ka arritur në kuotën e 1.2 dollarëve, për të parën herë që nga janari i vitit 2015, ndërsa perspektiva e një rritjeje të normës së interesit në SHBA zbehet.
Pasojat e uraganit “Harvey” kanë bërë që analistët të vlerësojnë se, Banka Qendrore amerikane nuk do të dojë të rrezikojë rritjen ekonomike, e frika mbi aktivitetet e Koresë së Veriut ka nervozuar investitorët, raporton “TCH”.
Një rritje në normën e interesit, zakonisht tërheq investitorët drejt një monedhe, duke përfituar nga fitimet më të larta. Ndërkohë, vet euro ka fituar terren ndaj një serie monedhash, përcjell albinfo.ch.
Kundër dollarit, ajo është rritur me thuajse 15 për qind këtë vit. Euro është forcuar muajt e fundit, ndërsa ekonomia e Eurozonës po përmirësohet dhe tregjet parashikojnë që Banka Qendrore Evropiane mund të fillojë të ndërpresë programin e prerjes së parave, që e nisi për të riparuar dëmet e krizës së Eurozonës dhe asaj të kredive të fundit të viteve 2000.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











