Lajme
Firma gjermane “Zott” investon në Bosnjë e Hercegovinë
“Zott” blen qumështoren në Bosnjë e Hercegovinë dhe kështu futet në tregun rajonal të prodhimeve të qumështit
Ndërmarrja qumështore bavareze “Zott” sapo ka blerë shumicën e aksioneve të qumështores së Bosnjës «Mlijecni Put» në Gradaçac. Kjo qumështore do të bëhet gradualisht epiqendra e firmës “Zott” për Evropën Juglindore.
Blerja e aksioneve në fjalë shkon në drejtim të vullnetit të qumështores gjermane për të zhvilluar aktivitetet e saj në Evropën Juglindore, kurse «Zott» është veçse shumë prezente në Evropën Qendrore, kurse në Poloni është numër 2 i tregut të vendit të jogurteve me frute.
«Zott» tashmë është futur në tregun kroat dhe se jogurtat e saj e mbulojnë 10% të tregut dhe 28% të deserteve me bazë të qumështit.
Në vitin 2011 ndërmarrja «Zott» ka realizuar një qarkullim vjetor që i afrohet 800 milionë eurove. Ajo mbledh po ashtu afro 850 milionë litra qumësht në vit.
Me këtë investim të fundit, rajoni i Gradaçac-it është duke u promovuar si vend lider në fushën e qumështarisë, sepse ajo tashmë ka arritur të tërheqë firmën e rëndësishme kroate «Dukat» (grupi Lactalis).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











