Sport
Evropa pas Ajetit
Pas shkëlqimit në Euro 2016, mbrojtësi shqiptar është bërë njëri ndër më të kërkuarit në afatin kalimtar të verës. Ajeti është aktualisht futbollist i lirë, pasi Frosinone ka rënë nga Serie A
Arlind Ajeti ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian me Shqipërinë në Francë dhe tashmë po kërkohet nga shumë klube evropiane, shkruan albinfo.ch.
Ajeti është futbollist i lirë, pasi Frosinone ka rënë nga Serie A dhe kjo e bën atë edhe më të kërkuar. Ai po kërkohet nga Torino, Bologna e Pesacara, por në garë kanë hyrë edhe Lazio dhe Atalanta. Kjo e fundit në radhët e saj kanë Berat Gjimshitin dhe dyshja shqiptare sezonin e ardhshëm mund të luajnë bashkë.
Nga jashtë Italisë ka patur interes nga Fenerbahçe në Turqi, Werder Bremen në Gjermani dhe Stoke City në Angli. Ajeti ka marrë kohën e mjaftueshme për t’u menduar dhe bërë të bërë zgjedhjen e duhur për karrierën e tij. Në kampionatin italian tashmë është i përshtatur, pas i mjaftuan 6 muajt e kaluar në radhët e Frosinones, që i shërbyem për të fituar vendin e titullarit në kombëtare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












