Lajme
Evakuohen shtetas kosovarë nga Libia
Pas përkeqësimit të gjendjet në Libi, janë evidentuar rreth 50 shtetas të Kosovës të cilët aktualisht ndodhen në kryeqytetin Tripoli dhe në qytetin Bengazi.
“Nga kontaktet e drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme me shtetasit kosovarë në Tripoli dhe Bengazi, MPJ njofton se studentët e evidentuar gjenden aktualisht në qendrën studentore universitare të izoluar nga zona e rrezikut, ndërkohë që disa familjeve kosovare në Bengazi i është ofruar mundësia e evakuimit përmes anijeve të dërguara për këtë qëllim nga shteti turk”, thuhet në njoftimin e MPJ-së të Kosovës.
Ndërkohë dje dhe sot, sipas MPJ-së, falë bashkëpunimit të ngushtë paraprak të përfaqësive të Kosovës në Sofje, Berlin dhe Hagë, me autoritetet shtetërore të këtyre vendeve, “janë evakuuar dy shtetas kosovarë ndërkohë që shtatë të tjerë nisen sonte”.
“Përfaqësitë e Kosovës në Ankara, Hagë, Berlin, Vjenë dhe Sofje dhe janë angazhuar intensivisht që përmes bashkëpunimit me autoritetet shtetërore dhe kompanitë ajrore të vendeve përkatëse të mundësojnë evakuimin e shtetasve Kosovarë nga zona e rrezikut”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Autoritetet shtetërore të këtyre vendeve, veçanërisht Turqia dhe Holanda, kanë premtuar ndihmë për shtetasit e Kosovës dhe kanë dërguar në misionet e tyre në Tripoli dhe Bengazi listat e shtetasve të Kosovës të evidentuar deri sot.
MPJ-ja po ashtu njofton shtetasit e Kosovës në Libi, të cilët kanë interesim për t’u evakuuar, të lajmërohen në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Turqisë dhe Holandës në Libi.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











