Ekonomi
Eurostat: Të huajt në Tiranë paguajnë shtrenjtë qiranë
Në total, çmimet e qirave për apartamentet janë rritur me 2%, ndërsa çmimet mesatare të vilave për qira kanë pësuar rënie prej 7%.
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana tërheq çdo vit qindra të huaj, të cilët vijnë kryesisht për punë. Të huajt në Tiranë janë ndër target-grupet e rëndësishme për tregun e pasurive të paluajtshme në vend. Kërkesat e shumta të tyre për qira ka bërë që edhe çmimet të shokojnë duke u rritur. Sipas të dhënave zyrtare nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në vitin 2016, në Tiranë kishte 495 të huaj, të cilët u pajisën me leje punësimi në vend.
Për këtë arsye, EUROSTAT publikon një anketë të veçantë të përvitshme për tregun e qirave, me qëllim krahasimin me Brukselin, raport që kryesisht vihet në përdorim të të huajve që zgjedhin të punojnë jashtë vendit të tyre. Gjatë 2017-s, çmimet mesatare për apartamentet 1+1 u rritën nga 330 në 350 euro. Rritje të çmimit mesatar gjatë 2017-s kishte dhe për apartamentet 2+1. Sipas të dhënave të grumbulluara gjatë 2017-s, çmimet ishin 520 euro, nga 510 euro që ishin një vit më parë, me një diferencë prej 10 eurosh.
Në ndryshim nga banesat me sipërfaqe të vogël, hapësirat e banimit me sipërfaqe më të madhe kanë pësuar rënie. Sipas të dhënave të Anketës së Eurostat, çmimet e qirave për apartamente 3+1 kanë rënë me rreth 10 euro. Rënien më të madhe e kanë pësuar vilat, apo shtëpitë private. Në 2017-n, qiratë mesatare mujore për vilat ishin 1350, rreth 100 euro më pak se viti 2016.
Në total, çmimet e qirave për apartamentet janë rritur me 2%, ndërsa çmimet mesatare të vilave për qira kanë pësuar rënie prej 7%.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










