Ekonomi
Euro në ‘rënie të lirë’
Prej gati dy javësh euro po shënon rënie në Shqipëri. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet me 133.47 lekë, niveli më i ulët që prej 12 shtatorit të këtij viti.
“Tradicionalisht monedha e përbashkët është e fortë në këtë periudhë, pas rënies në periudhën e verës si rrjedhojë e prurjeve të emigrantëve dhe të ardhurave nga turizmi. Nga shtatori, leku fillon e zhvlerësohet ndaj euros, teksa aktiviteti tregtar i kthehet normalitetit çka shoqërohet me rritje të kërkesës për valutë”, shkruan ‘monitor’.
Ndonëse euro është me rënie të lehtë në bursa, sërish ajo vijon të këmbehet në rreth 1.18 dollarë, duke mos qenë faktor përcaktues për luhatjet në tregun e brendshëm, përcjell albinfo.ch.
Që prej fundit të vitit 2016, euro në Shqipëri po luhatet afër niveleve më të ulëta të 9 viteve, ku faktori kryesor mbetet ofertat e lartë e valutës në tregun vendas, që ka ardhur kryesisht nga hyrjet e valutës nga aktivitete të paligjshme, por edhe si rrjedhojë e përmirësimit të dukshëm të bilancit të pagesave (shtimit të turistëve dhe rritjes së eksporteve të shërbimeve).
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












