Ekonomi
Euro forcohet edhe më shumë
Hera e fundit kur 1 euro këmbehej mbi 134 lekë ka qenë data 2 qershor
Euro po forcohet çdo ditë e më shumë në Shqipëri. Monedha e përbashkët është këmbyer në tregun vendas 133.65 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Hera e fundit kur 1 euro këmbehej mbi 134 lekë ka qenë data 2 qershor. Ndikuar dhe nga tregjet ndërkombëtare, euro në Shqipëri po rifiton terrenin e humbur, përcjell albinfo.ch.
Monedha e përbashkët europiane kishte një periudhë të dobët gjatë sezonit veror, ku nivelin më të ulët e shënoi në datë 27 qershor, dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme, kur këmbehej 131.9 lekë.
Dollari ka vazhduar të nënçmohet në Shqipëri, ku është këmbyer me 111.56 lekë, apo rreth 0.32 lekë më pak se një ditë më parë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











