Lajme
“Etje” sjell rrëfimin e zviceranit për shqiptarët
Mënyra se si shikohen emigrantët shqiptarë nga një shkrimtar zviceran pasqyrohet në 270 faqe të librit “Etje”.
Romani kriminalistik, policor, po edhe i ndërthurjeve shumëplanëshe realiste i autorit të ri zviceran Beat Portmann ka ardhur në shqip.
Promovimi i librit të përkthyer nga gjermanishtja nga Bardhec Berisha është promovuar në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Rrëfimi i romanit “Etje” ndalet ekskluzivisht te lufta në Bosnjë, ku Portman i gjen edhe shkakun e pasojat e luftës në gjysmën e viteve ’90, shkruan Koha Ditore.
Në promovimin e librit ka qenë i pranishëm edhe përkthyesi Bardhec Berisha, i cili që nga viti 1983 jeton në shtetin helvetik. Ai ka folur kryesisht për autorin, veprën e të cilit e ka përkthyer.
“Është një shkrimtar dhe jazz muzikant, i cili përkrah dhe kontribuon në integrimin e shqiptarëve në Zvicër”, ka thënë ai.
Për romanin ka folur poeti dhe publicisti Prend Buxhala, që ka bërë redaktimin e botimit në shqip të “Etje”.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare










