Ekonomi
Ekonomia gjermane e pakënaqur me koalicionin
Planet për të shpenzuar dy miliardë euro shtesë për ndërtimin e banesave për personat që nuk kanë mjaft të ardhura dhe kanë probleme sociale u kritikua si nga shoqatat e ndërtuesve dhe nga sekserë të pasurive të patundshme
“Me gjysmë zemre, pa dëshirë, pa frymëzim”. Shoqata gjermane e Industrisë së Prodhuesve të Makinerive (VDMA) u shpreh me shumë kritikë për koalicionin e ri mes CDU/CSU dhe SPD.
Rezultati i negociatave nuk ishte më i mirë se historia e mëparshme e ish-koalicionit të madh nën kancelaren Merkel, kështu thuhet në një reagim të VDMA-së: “Fillimi i ri i nevojshëm mungon”, raporton “Deutche Welle”.
Më i balancuar, por jo më pak i vendosur, tingëllon reagimi i Shoqatës Federale të Industrisë Gjermane (BDI): “Në përgjithësi, industria gjermane është e pakënaqur me marrëveshjen e koalicionit.” Shefi i BDI-së Dieter Kempf kritikoi se sa i takon shpenzimit të parave ekziston “një mungesë ekuilibri që ka tendencë të qartë në drejtim të rishpërndarjes”. Në politikën fiskale, koalicionit të ri, si edhe të vjetrit, i mungon sipas BDI-së “guximi për lehtësime të dukshme dhe reforma strukturore” pavarësisht situatës së mirë ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Shefi i BDI-së, Dieter Kempf tha se koalicioni i ri nuk është shprehur qartë pro lehtësimeve fiskale për nxitjen e studimeve dhe të zhvillimeve teknologjike.
Planet për të shpenzuar dy miliardë euro shtesë për ndërtimin e banesave për personat që nuk kanë mjaft të ardhura dhe kanë probleme sociale u kritikua si nga shoqatat e ndërtuesve dhe nga sekserë të pasurive të patundshme.
Nga ana tjetër Shoqata gjermane e Industrisë dhe e Tregtisë DIHK vuri në dukje që ekonomia gjermane është gjithë besim për të ardhmen.
DIHK-ja publikoi rezultatet e një ankete të anëtarëve të saj dhe sipas saj sipërmarrjet gjermane janë tepër të kënaqura si s’kanë qenë për shumë vite me radhë.
Po ashtu DIHK parashikon këtë vit një rritje të ekonomisë gjermane deri në 2.7 përqind dhe parashikon hapjen e rreth 600,000 vendeve të reja pune.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












