Kosova
Edhe Kosova preket nga kolapsi global kibernetik
Së fundmi edhe kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO) ka bërë të ditur se është prekur nga kolapsi kibernetik që ka përfshirë tërë botën të premten, përcjell albinfo.ch.
KESCO ka thënë se të gjitha kërkesat po hasin në vështirësi për t’i procesuar në departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit kompjuterik.
“Sistemi i Sigurisë Kibernetike #“Croëdstrike Global” ka lajmëruar opinionin e gjerë për një gabim në sistemin e tyre. Rrjedhimisht, ky problem nuk është specifik në KESCO, por është problem që ka afektuar të gjitha kompanitë e mëdha globale. Ekipet përkatëse janë në kontakt me kompanitë botërore, si #Microsoft, #Croëdstrike Global etj. dhe po punohet në zgjidhjen e këtij problemi”, njoftoi KESCO.
Gjithashtu edhe Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se disa shërbime online “të ndonjë banke të caktuar” janë ndikuar pjesërisht. Ndërsa, në BQK nuk ka pasur probleme.
Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka thënë se incidenti shkakton probleme gjatë ristartimit të sistemit operativ Microsoft Windows.
“Në rast të këtij problemi, sipas udhëzimeve teknike të proklamuara deri më tani, është e nevojshme që të fshihen fajllat ‘C-00000291*.sys’ nga direktoriumi ‘C\Windows\System32\drivers\CrowdStrike’ në Save Mode”, ka thënë ky organ përmes një postimi në Facebook.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













