Shqipëria
E pazakontë: Çifti shqiptar vetëhelmohet, 5 ditë pas dasmës vdes nusja
Fshati Xhyrë i Librazhdit të Shqipërisë është tronditur nga një ngjarje e rëndë
Është bërë e ditur se një çift i sapomartuar, vetëm 5 ditë më parë, janë vetëhelmuar për arsye ende të paqarta, duke bërë që nusja e re vetëm 19 vjeçe të humbasë jetën, kurse dhëndri ndodhet në spital duke luftuar me vdekjen, kanë shkruar mediat nga Shqipëria.
Thuhet se policia ka reaguar me një informacion paraprak, ku thotë se 19-vjeçarja ka mbërritur pa shenja jetë në spital, duke mos u dhënë mundësi mjekëve të bëjnë gjë për të.
Sipas informatave, mësohet se viktima quhet Rezarta Hajdari, ndërsa bashkëshorti i saj quhet Olsian Hajdari.
“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj, shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcjell albinfo.ch.


Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














