Sport
E nis sezonin me fitore, FC Kosova e Cyrihut, në krye të tabelës
Skuadra shqiptare nga Cyrihu ka dalë në krye të tabelës, duke grumbulluar 29 pikë në grupin e gjashtë të Ligës së 2 Interegjionale
Përsëri fiton FC Kosova me 2 golat e Jusuf Shalës. Sulmuesi shqiptar duket të jetë në formë. Ai ka shënuar në ndeshjen e tij të tretë golin e 6 dhe 7, dhe ndihmoi ekipin e e FC Kosovës të ngjitet në krye të tabelës me gjithë rezistencën e fortë të Gossau-t.
Me këtë rezultat skuadra shqiptare nga Cyrihu ka dalë në krye të tabelës, duke grumbulluar 29 pikë në grupin e gjashtë të Ligës së 2 Interegjionale.
1:0 për FC Kosovën në përballjen e tretë, në minutën parë të lojës. Goli i Shalës është më i shpejti i realizuar në historinë e FC Kosovës dhe në kampionatin aktual.
Kundërshtari i Gossau-t ka investuar shumë në këtë përballje me FC Kosovën. Me gjithë shanset e shumta mbetet rezultati i njëjtë në pjesën e parë, 1: 0 për Kosovën.
Kosova është aktivizuar për të mbajtur topin më gjatë në pjesën e dytë në radhët e veta. Kjo ka ndodhur në pjesën e dytë, qarazi më mirë se gjatë 45 minutave te pjesës së parë. Derisa Kabashi ishte në një pozitë shumë të mirë për të shënuar në minutën 49-të dhe kishte dështuar, gabimin e tij e ka korrigjuar në minutën e 59-të Shala, i cili shënon golin e dytë duke ngritur në epërsi rezultatin 2:0 për FC Ksovën
Te futbollistët e ekipit Gossau ishte vërejtur gatishmëria e tyre për të luftuar.
Në 10 minutat e fundit arbitri ka siguruar një penallti për ekipin mysafir. Në minutën e 89-të mysafirët shënojnë golin e tyre të vetëm në këtë përballje me FC Kosovën, e cila ngjitet e para në tabelë në renditjen fillestare në këtë sezon.
Të dielën tjetër djelmoshat e FC Kosovëss vazhdojnë me një lojë tjetër derbi me FC Kreuzlingen.
Ndeshja zhvillohet me 28 mars ora 15.30 në Stadiumin Buchlern, Zürich
Megjithëse kryeson në tabelë, FC Kosovës i duhet mbështetja e tifozëve. E diela përveç që do të jetë ndeshje derbi për FC Kosovën, do të jetë edhe festë për tifozët e saj.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












