Lajme
Dyshohet se bankat në Kosovë kanë marrëveshje të heshtur mes vete
Normat e interesit për kredi edhe gjatë vitit 2010 nuk kanë shënuar ndonjë rënie, thonë përfaqësues të Institutit “GAP”. Ndërkaq, njohës të çështjeve financiare, dyshojnë se bankat komerciale në Kosovë kanë marrëveshje të heshtur mes vete për çështjen e kamatave të kredive. Bankat komerciale në Kosovë edhe gjatë vitit që lamë pas nuk i kanë ulur normat e interesit, norma këto që vazhdojnë të sillen prej 11 deri në 24 për qind.
Por, gjatë 2010-ës, ky sistem u karakterizua me ndryshimet në prioritetet e bankave, të cilat kanë arritur të ofrojnë shërbime dhe pako të ndryshme, pavarësisht përqendrimit vetëm në kredi-dhënie, ashtu siç ishte në vitet e kaluara.Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”. Lidhur me këtë, Rudina Heroi, nga ky institut shpjegon më shumë. “Ne kemi bërë hulumtimin për pesë lloje të kredive që janë më të konsumueshme, dhe ato mbesin të njëjta.
Për kreditë personale, normat e interesit sillen prej 11 deri në 12 për qind, agro-kreditë kanë norma të interesit më të larta që shkojnë deri në 24 për qind, dhe po ashtu edhe kreditë e biznesit i kanë normat e larta, edhe pse këto kredi, gjegjësisht për tregti, më së shumti konsumohen në Kosovë”, thotë Heroi. Në anën tjetër, ekspertë për çështje financiare, thonë se pavarësisht numrit të madh të kredimarrësve, kamatat e kredive vazhdojnë të mbesin më të lartat në rajon.
Nuk përjashtohet mundësia që këto banka që veprojnë në Kosovë, të mos kenë ndonjë marrëveshje të heshtur apo edhe të nënshkruar.Ish-bankieri dhe eksperti i financave, Xhemshit Duriqi, dyshon se bankat komerciale kanë marrëveshje të heshtur mes vete për këtë çështje. “Nuk përjashtohet mundësia që këto banka që veprojnë në Kosovë, të mos kenë ndonjë marrëveshje të heshtur apo edhe të nënshkruar. Kjo është çudi, se për 10 vjet të mos arrihet të bëhet një treg kreditor normal rreth kësaj çështjeje; si duket askush nuk është duke menduar”, vlerëson Duriqi.
E-Diaspora
-
A do të bëjë Zvicra një tjetër boom në Eurovision falë “fuqisë kosovare”? ESC 2025: Loredana dhe EAZ mund të përfaqësojnë Zvicrën në Bazel. Përmendet edhe mundësia që të...
-
Një libër për fundvit, takim me shkrimtarin Ilir Xheladini
-
Foto
Ambasada Shqiptare dhe studentët shqiptarë të Neuchâtelit shënojnë 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë
-
Vota e diasporës, një hap i rëndësishëm për demokracinë shqiptare
-
NISMA kërkon votat e diasporës për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës
Jeta në Austri
-
Njerëzit në Austri raportojnë nivele më të larta të stresit në vitin 2024 Njerëzit në Austri raportuan se kishin përjetuar “stres të lartë” për një mesatare prej 55.3 ditësh...
-
Studimi: Austria prapa në cilësinë e jetës për të moshuarit
-
Austria ofron 1000 euro për sirianët që dëshirojnë të kthehen në shtëpi
-
Çfarë duhet të ndodhë që trenat në Austri të jenë më në kohë
-
Austri: Falimentimet e kompanive pritet të rriten me 22% në 2024-ën