Sport
Dortmundi e dëshiron Shaqirin
Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Gjermani, por jo më te Bayern Munich. Media të ndryshme raportojnë se për futbollistin me origjinë shqiptare që aktualisht është pjesë e Stoke Cityit është e interesuar Borussia e Dortmundit, shkruan albinfo.ch.
Drejtuesit e klubit nga “Signal Iduna Park”, shikojnë te 24-vjeçari nga Gjilani, futbollistin perfekt për të zëvendësuar mesfushorin armen Henrik Mkhitarayan i cili pak ditë zyrtarizoi kalimin e tij te Manchester United.
Kur ka kaluar rreth 1 vit e gjysmë nga largimi i Shaqirit nga Bayern Munich, lojtari i përfaqësues zvicerane mund të rikthehet në Bundesligën gjermane. Pas një eksperience 6 mujore te Interi në Serinë A, Shaqiri prej një sezoni është pjesë e skuadrës angleze të Stoke City.
Në Ligën Premier, Shaqiri nuk ka shkëlqyer, por megjithatë interesimi për të nuk mungon. Për të bërë të sajin lojtarin Borussia e Dortmundit do të ketë një mision shumë të vështirë pasi Stoke City nuk dëshiron ta shesë.
Aktualisht vlera e Shaqirit sillet nga 15 deri në 20 milionë euro. 24-vjeçari ishte një titullar i padiskutueshëm te kombëtarja zvicerane në Euro 2016.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












