Lajme
Donacioni i gjakut: Ndalesa për homoseksualët mund të bjerë
Ndalesa për homoseksualët për të dhënë gjakun e tyre mund të bjerë. Këshilli Federal është përgatitur për të rishqyrtuar kriteret për dhuruesit e gjakut pa marrë parasysh orientimin seksual.
Meshkujt që kanë seks me meshkuj të tjerë – të identifikuar nga akronim HSH – janë të përjashtuar që nga viti 1977 nga ana e Shërbimit të transfuzionit të gjakut të Kryqit të Kuq zviceran, i konfirmoi të enjten Këshill Federal.
Luc Recordon (Të Gjelbrit / VD), këshilltar i shtetit (VD), shtron pyetjen e vlefshmërisë të kësaj mase, që ai e konsideron diskriminuese. Për më tepër, kjo masë kufizon furnizimin e gjakut për transfuzione. Deri tani nevojat kanë arritur të mbulohen, thotë qeveritari. Por, duhet të kemi po ashtu rezerva me gjak të sigurt, shtoi ai.
Perspektiva të ndryshme
Në mars të vitit 2012 Drejtoria Evropiane për cilësinë e ilaçeve dhe kujdesit shëndetësor pati ardhur në përfundim se rreziku i transmetimit të virusit SIDA/AIDS ose të hepatitit B ishte i lidhur ngushtë me sjelljen seksuale të donatorëve dhe se ky rrezik rritet te homoseksualët. Megjithatë, sipas ekspertëve, problemi mund të trajtohet nga një perspektivë tjetër, theksojnë qeveritarët.
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka treguar në disa raste se kriteret për përjashtim duhet të fokusohen në sjelljet e rrezikshme të donatorit, për të qartësuar dhe vlerësuar individualisht dhe nuk duhet të kufizohen në grupet në të cilat merr pjesë donatori. Këshilli Federal është i gatshëm të marrë në konsideratë mundësinë e riformulimit të kritereve ekzistuese.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












