Ekonomi
Dollari shënon rënie, frangu forcohet kundrejt euros
Dollari ka shënuar rënien më të ulët në tre vjetët e fundit, ndërsa disa nga monedhat janë rritur.
Kjo ndodh pasi sekretari amerikan i Thesarit, Steve Munuchin, i tha Forumit Ekonomik Botëror në Davos se “një dollar më i dobët është më i mirë për tregun”, shkruan albinfo.ch.
Indeksi i dollarit amerikan, i matur kundrejt shportës së gjashtë monedhave botërore, ra sot me 0.5 për qind dhe kaloi kufirin prej 90 pikësh, duke zbritur në 89.66. Ky është niveli më i ulët që nga dhjetori 2014.
Euroja ishte tregtuar me 1.23 dollarë, më e larta në tre vjetët e fundit.
Kundrejt frangut zviceran, dollari amerikan ka rënë nën 0.95 franga, duke arritur në 0.9427, nivelin më të ulët që nga shtatori 2017.
Euro ishte dobësuar kundrejt frangut zviceran, ndërkohë duke e regjistruar vlerën 1.1712 franga në fillim të pasdites së djeshme, nganjëherë çmimi kishte rënë nën 1.16.
Jeni japonez dhe poundi britanik u forcuan kundrejt dollarit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











