Muzikë
Doli numri i ri i revistës Albinfo.at për Austri
Lexoni shqip në Austri, lexoni albinfo.at!
Platforma Albinfo përveç materialeve ditore online, vazhdon të botojë edhe revistën në versionin e shtypur me dy edicione: Revistë për shqiptarët në Zvicër dhe revistë për shqiptarët në Austri. Javë më parë është botuar versioni për Zvicër, ndërkohë nga ditën e hënë doli nga shtypi edhe versioni për Austri.
Edhe ky numër i albinfo.at sjell para lexuesve tema të larmishme dhe interesante, por edhe lidhjen e fortë dhe të pandashme të diasporës me vendlindjen tonë.
Nisur nga kjo, ky numër i ri i revistës për titull kryesor mban “Të gjitha rrugët na çojnë drejt vendlindjes”. Pavarësisht situatave të ndryshme, rrugëve të gjata dhe të mundimshme, mërgimtarët tanë nuk mund t’i ndalë askush. Për ta ka vetëm një rrugë – rruga drejt vendlindjes.
Duke qenë se jemi në stinën e nxehtë dhe të turizmit veror, në këtë numër mund të lexoni shkrime të ndryshme për turizmin në Shqipëri e Kosovë.
Për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Austri, bregdeti shqiptar mbetet destinacioni më i preferuar edhe për këtë vit. Por, këtë bregdet tashmë po e “zbulojnë” edhe austriakët, ndonëse ndoshta në numër ende jo të madh. Rreth kësaj teme kemi folur me mërgimtarë në Austri, austriakë dhe të nacionaliteteve të tjera, por edhe agjenci udhëtimesh, të cilat japin përshtypjet e tyre për turizmin bregdetar në Shqipëri.
Përveç turizmit të Shqipërisë, revista Albinfo.at kësaj radhe ka përgatitur një mini-guidë të dhjetë vendeve -monumente që nuk duhet t’i humbisni në këtë verë pa i vizituar. Gazetarët tanë kanë biseduar me dy ciceronë turistikë, të cilët tregojnë në detaje arsyet pse duhet vizituar këto vende.
Një temë tjetër është edhe promovimi i Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes alpinizmit. Kjo është një detyrë e çiftit Taulant Hoxha dhe Drenusha Canollit, të cilët janë ndër themeluesit e agjencisë për turizëm “Superxplorers”. Në një rrëfim për albinfo.at, ata tregojnë peripecitë, sfidat, vështirësitë, por edhe anën e bukur të ecjes nëpër perlat e bukura të vendeve tona.
“Përse produktet shqiptare nuk gjenden në marketet austriake?”
Edhe kjo një temë tjetër që mund ta lexoni në numrin e ri të revistës. Në shumicën e marketeve në Austri gjenden rafte të posaçme me produkte ushqimore nga Ballkanit Perëndimor, si p.sh. nga: Kroacia, Serbia, Mali i Zi etj., por jo edhe me ato nga viset shqiptare, e veçanërisht nga Kosova. Pse po ndodh kjo? Albinfo.at është përpjekur të gjejë përgjigjen.
Por kjo nuk është e gjitha. Portrete interesante për shqiptarë të mirintegruar për biznese të suksesshme, mund t’i gjeni edhe në këtë numër të revistës.
Këtu veçojmë një portret me Dr.Haki Kryeziun. Ai është kryemjek (Oberarzt) i Kirurgjisë në Klinikat universitare (SALK) të Salzburgut që nga viti 2015. Në vitin 2022 Dr.Kryeziu ka hapur edhe ordinancën e tij private po në Salzburg. Aty kryen shërbime si mjek familjar dhe i kirurgjisë Viszerale. Gjatë bisedës për albinfo.at, Dr. Haki Kryeziu tregon për sfidat dhe sukseset në karrierën e tij, por edhe për operimin më të vështirë njëkohësisht më emociona që e ka pasur në karrierën e tij si mjek.
Një intervistë e gjatë, por shpresojmë shumë e këndshme, është ajo me avokatin e njohur shqiptar në Vjenë, Mirsad Musliun. Avokati, i cili thuajse çdo ditë “pushton” mediat austriake për sukseset e tij në mbrojtje të klientëve, për albinfo.at flet hapur për migrimin e tij në Austri, shkollimin dhe punën profesionale që ai e bën si një nga avokatët më të kërkuar në Austri. Po ashtu, ai tregon se si e ka mbrojtur, në dy raste në Vjenë, Republikën e Kosovës.
Nga sfera e politikës, në këtë numër sjellim portretin e zotëri Shefqet Balajt, i cili nga Strellci i Deçanit tash e sa vjet është asamblist në Komunën e Hornit të Austrisë.
“Të angazhohemi sa më shumë në politikë dhe në të gjitha sferat. Kështu jemi të integruar, por jo të asimiluar”, thotë për albinfo.at zotëri Shefqet Balaj – Sigi.
Për suksese dhe integrimin e shpejtë dhe të mirë në Austri, kemi një portret tjetër me zonjushën Arbresha Talla. Ajo prej shtatë vjetësh jeton në Vjenë, ndërsa aktualisht është drejtuese e “Startup Live Global”. Kompania “Vestbee” ka renditur Arbreshën në mesin e 32 grave më të suksesshme në Austri në ekosistemin e startup-ve.
Sigurisht se përveç këtyre materialeve të tjera, ju do të gjeni edhe shumë shkrime interesante dhe relaksuse, duke filluar nga bizneset shqiptare, sporti, moda, fjalëkryeqe, horoskop e të tjera.
Revista albinfo.at mund të gjendet falas (gratis) në vendet ku frekuentojnë shqiptarët në Austri, si në: Ambasadën e Shqipërisë dhe të Kosovës, në shoqata, lokale afariste, hoteliere etj. Po ashtu revista gjendet edhe në aeroportin e Prishtinës si dhe në disa pika në qytete të ndryshme të Kosovës.
Albinfo.at mbetet e vetmja platformë mediale e shqiptarëve dhe për shqiptarët në Austri. E gjitha kjo, falë kompanive të shumta të shqiptarëve në Austri dhe Kosovë, të cilët janë të vetmit që mbështesin këtë projekt medial.
Lexoni shqip në Austri, lexoni albinfo.at!
E-Diaspora
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë “Junior Fest Albania 2024” përfundoi në shtator në Tiranë me kurorëzimin e Nikol Çabelit fituese të...
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Frankfurt: Piktori shqiptar hap ekspozitën e artit pamor me titull “Art Open Call”
-
Nju-Jork: Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025”
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
A mund të udhëtoni jashtë vendit ose të takoni miq kur jeni në pushim mjekësor në Austri? Nëse jeni me pushim mjekësor me pagesë në Austri, çfarë mund të bëni në të vërtetë?...
-
Si mund të shihni një kometë ‘një herë në jetë’ në qiellin mbi Austri këtë fundjavë
-
Austria, vendi më miqësor në Evropë, thonë turistët
-
Aeroportet në Austri renditen ndër më të mirat për uljet me avion privat
-
Obeziteti i kushton Austrisë 2.4 miliardë euro në vit