Ekonomi
“Dita e zezë”, rënia e kriptovalutave
Thuajse të gjitha kriptovalutat kanë pësuar përsëri rënie ditën e diel, duke e përfunduar në performancë negative javën më të keqe në historik.
Sipas të dhënave të “Coindesk”, Bitcoin ra përsëri poshtë 13 mijë dollarëve, duke prekur 12,524 dollarë.
Megjithatë, ndryshe nga tronditja e këtij tregu ditën e premte, ku tërheqja nuk ishte e sinkronizuar, thuajse të gjithë kriptovalutat kanë pësuar rënie të dielën.
Ethereum preku 614 dollarë, nga thuajse 900 dollarë që arriti një javë më parë, që ishte edhe niveli më i lartë të të gjitha kohërave. Ripple, Dash, Litecoin dhe monedha të tjera, patën rënie sipër 10%-shit, shkruan ‘Scan’.
Bitcoin shtoi 10% në $15,530 ditën e shtunë, ndërsa rivalë të tjerë si Bitcoin cash dhe Litecoin, patën rritje me 21% dhe 12% në mënyrë respektive, përcjell albinfo.ch.
Rimëkëmbja ditën e shtunë përkoi me ndalimin e lajmeve negative që kanë qenë të shumta që prej ditës së hënë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










