Lajme
Dita e dytë e dialogut, në frymë konstruktive
Tahiri: "Kemi nisur me tema si regjistri civil dhe kadastra dhe do të bisedojmë mbi lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin rajonal"
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, në cilësinë e shefes së delegacionit të Kosovës ka deklaruar se në takimin e të martës është biseduar mbi regjistrin civil e kadastrën, ndërsa të mërkurën për CEFTA-në, hapësirën ajrore dhe vulat e doganave.
Në përgjithësi thuhet se ditën e dytë të dialogut Prishtinë-Beograd, palët janë shfaqur më konstruktive. Udhëheqësi i delegacionit serb, Borko Stefanovic, u kthye në selinë e Këshillit të BE-së duke u shprehur se dallimet mbi statusin e Kosovës janë lënë mënjanë.
“Ne presim shumë që të zgjidhim problemet e mëdha që qëndrojnë midis nesh, të gjitha ato çështje që mbeten të hapura. Kjo do të thotë se po përpiqemi të trajtojmë tema të cilat ushtrojnë një presion ndaj njerëzve në Kosovë dhe po flasim sidomos për komunitetin serb”.
Ne do të përpiqemi që të lëmë pas dallimet tona të mëdha mbi statusin e Kosovës. Por, sigurisht që rregullimi i marrëdhënieve tona me Prishtinën do të rezultojë në përfundim të këtij dialogu”, ka deklaruar Stefanovic.
Ndërsa Tahiri ka konstatuar se ka pasur frymë konstruktive në bisedime. “Mendoj se ne po mundohemi të jemi krijues për çështjet në diskutim. Kemi nisur me tema të tilla si regjistri civil dhe kadastra dhe do të bisedojmë mbi lëvizjen e lirë dhe mekanizmat e bashkëpunimit rajonal”.
Stefanovic ka thënë se kishte propozime shumë të mira e konstruktive, veçanërisht nga ana jonë, pasi ne erdhëm të mirëpërgatitur për këtë dialog dhe sigurisht presim palën tjetër që të përgjigjet mbi këto propozime”.
Zonja Tahiri nga ana e saj ka theksuar se Kosova dëshiron të jetë konstruktive dhe t’i kontribuojë përparimit për të zgjidhur dallimet në çështjet praktike. Ajo gjithashtu ka shtuar: “Ky është një dialog teknik e do të qëndrojë i tillë”.
Takimi i radhës për dialogun Prishtinë-Beograd do të mbahet në selinë e Këshillit të BE-së gjatë javës së fundit të marsit.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












