Lajme
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beograd zgjat dy ditë
BE:Dialogu do të përqendrohet në problemet praktike, siç janë kontrolli i kufijve dhe dokumentet personale
Dialogu i parë i drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të fillojnë nesër në Bruksel dhe do të zgjas dy ditë, ka njoftuar sot BE-ja, e cila do të mbikëqyr këtë dialog.
Me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Robert Cooper, sipas agjencisë Associated Press, dialogu do të përqendrohet në problemet praktike, siç janë kontrolli i kufijve dhe dokumentet personale, ndërkaq çështjet politike do të shmangen.
Delegacionin e Prishtinës do ta kryesojë zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ndërsa atë serb drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Boris Stefanoviq.
Ndërkohë, ambasadorja amerikane në Serbi, Mary Warlick ka thënë sot se SHBA-të përkrahin fillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, të cilat, sipas saj, duhet të zgjidhin çështje kyçe.
“Është shumë me rëndësi që bisedimet të fillojnë dhe të dyja palët të zgjidhin çështje që do të përmirësonin kushtet e jetesës së njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, ka thënë Warlick.
Ajo është shprehur e bindur se të dyja palët këtë javë do të ulën në të njëjtën tavolinë në Bruksel me vullnet të mirë dhe optimizëm.
“SHBA-të do të ofrojnë përkrahje të plotë në këto bisedime dhe të dyja palëve u dëshirojnë bisedime të suksesshme”, ka thënë ambasadorja amerikane në Beograd.
Ndryshe, ende është duke vazhduar debati në Kuvendin e Kosovës për miratimin e një rezolute që do të hapte rrugën e fillimit të dialogut me Beogradin.
Partitë opozitare janë duke e kundërshtuar gjatë debatit parlamentar draft-rezolutën e përgatitur nga Qeveria.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











