Ekonomi
“Deutsche Bank AG” rrit biznesin në Zvicër
Banka më e madhe e Gjermanisë planifikon të përqendrohet në rritjen e biznesit të saj të pasurisë në tregje të tilla si Hong Kongu, Singapori, SHBA dhe Zvicra
Banka e njohur gjermane “Deutsche Bank AG” planifikon të vazhdojë me konsolidimin e operacioneve globale të menaxhimit të pasurisë, pavarësisht nga efekti negativ në asetet e klientëve në vende të tilla si Japonia dhe Australia, ku ka mbyllur qendrat e prenotimeve për të ulur shpenzimet dhe për të përmirësuar biznesin.
Banka më e madhe e Gjermanisë planifikon të përqendrohet në rritjen e biznesit të saj të pasurisë në tregje të tilla si Hong Kongu, Singapori, SHBA dhe Zvicra, duke mbyllur disa nga qendrat e rezervimit që nga tani, deri në fund të vitit të ardhshëm, sipas Fabrizio Campelli, kreu i menaxhimit të pasurisë globale të “Deutsche Bank”, shkruan ‘monitor’.
“Kostoja e kompleksitetit, pjesërisht për shkak të rregullimit dhe mjedisit të kontrolluar që ne duam të zbatojmë, është rritur ndjeshëm”, deklaroi Campelli në një intervistë të premten në Singapor, përcjell albinfo.ch.
Deutsche Bank ka mbyllur tashmë qendrat e rezervimit të pasurisë në Japoni, Australi dhe në rajonin nordik, pasi ajo synon të ulë numrin e vendeve deri në fund të vitit 2018, transmeton Bloomberg. Para fillimit të procesit, banka kishte më shumë se 20 qendra në të gjithë botën.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











